Shkëndija sot edhe zyrtarisht ka mësuar emrin e kundërshtarit për ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Do të jetë fituesi nga përballja midis Crvena Zvezdës dhe Spartak Trnavës nga Slovakia kundërshtari i skuadrës tetovare, në rast se këta të fundit fillimisht eliminojnë Salzburgun në kuadër të raundit të tretë eliminatorë.
Ndeshjen e parë Shkëndija kundër Salzburgut e zhvillon me 8 gusht në transfertë, ndërsa me 14 gusht do të mësohet nëse Shkëndija do të luaj në ndeshjet “play-off” të Ligës së Kampionëve, kur në Shkup do të zhvillojë ndeshjen e kthimit.
Në rast se bënë një gjë të tillë, atëherë skuadra tetovare ndeshjen e parë përballë fituesit nga ndeshja mes serbëve të Crvena Zvezdës dhe Spartak Trnavës do ta zhvillonte në transfertë, ndërsa atë të kthimit në Shkup.