Arturo Vidal do të prezantohet si futbollist i ri i Barcelonës gjatë ditës së sotme (e hënë). Kiliani për herë të parë do të fotografohet me fanellën e Barcelonës në magazinën zyrtare të klubit “katalunas”.
Vidal fillimisht do të nënshkruajë kontratën, për tu prezantuar më pas si futbollist i “blaugranëve”, ndërkohë gjithashtu do të jap edhe deklaratën e parë në një konferencë për shtyp të organizuar për gazetarë.
31-vjeçari në “Kamp Nou” vjen nga rradhët e Bajern Munihut, teksa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Juventusin, Bajer Leverkusenin dhe Kolo Kolo.