Shkëndija të mërkurën do të zhvillojë takimin e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Red Bull Salzburg. Do të jetë kjo hera e parë në këtë aventurë europiane që Shkëndija ndeshjen e parë do ta zhvillojë në transfertë, duke qenë se në dy të parat, si me TNS, ashtu edhe me Sherif Tiraspol, i luajti në shtëpi.
Arbitër kryesor takimit të parë që do të zhvillohet në Salzburg, do të jetë arbitri Aliyar Aghayev nga Azerbajxhani, të cilit do ti ndihmojnë, Zeynal Zeynalov dhe Rza Mammadov, teksa arbitër i katërt i këtij takimi do të jetë Orkhan Mammadov.
Ndeshja Red Bull Salzburg – Shkëndija do të zhvillohet me datë 8 gusht me fillim në ora 19:00 në “’Red Bull Arena”, që ka një kapacitet prej 31.895 ulëseve.