Skuadra kampione e Europës, Reali i Madrdit ka mundur Juventusin me rezultatin 3:1 në kuadër të turneut “International Champions Cup”, edhe përkundër faktit se ndodhej në disavantazh.
Në stadiumin “FedExField” në Uashington, skuadra kampione e Italisë kaloi në epërsi falë autogolit të Dani Karvahal në minuutën e 12-të, teksa Garet Bejll me një super gol të shënuar në minutën e 39-të, solli simetri në rezultat.
Pjesa e dytë kaloi në shenjën e Marko Asensio, i cili realizoi dy gola brenda 9 minutave. Fillimisht pas një asisti të Vinicius Xhunior në minutën e 47-të, për herë të parë në këtë ndeshje solli në epërsi ekipin “madrilen” teksa në minutën e 56-të falë asistit të Lukas Vaskez shënoi edhe golin e dytë personal, dhe të tretin për Realin e Madridit, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren skuadrës së tij.