Kabib Nurmagomedov ka pranuar që të përballet me yllin irlandez, Konor MekGregor, ndërsa për këtë luftë do të përfitojë plotë 10 milion dollarë.
UFC ka precizuar datën e luftës së madhe, ndërsa jo zyrtarisht përmendet shuma e lartëpërmendur që do të përfitonte Nurmagomedov.
Menaxheri i Kabib, Ali Abdel – Azis, pranoi se klienti i tij do të përfitojë një shumë të konsiderueshme të hollash nga kjo luftë, mirëpo që ende nuk është bërë zyrtare e njëta nga ana e UFC-së.
Lufta midis Nurmagomedov dhe MekGregor do të zhvillohet me datë 6 tetor.