Milani e ka mbyllur me fitore turneun “International Champions Cup”, pasi në ndeshjen e saj të fundit mundi Barcelonën me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Andre Silva në minutën e 93-të, duke i dhuruar në këtë mënyrë fitoren e parë Milanit në kuadër të këtij turneu, edhe përkundër faktit se Barcelona dominoi ndeshjen.
Me këtë fitore, Milani u ngjit në pozitën e 8-të me 4 pikë, ndërkohë që Barcelona e mbyll në vendin e fundit (20) me vetëm 2 pikë të fituara, po aq sa ka edhe Atletiko Madridi në pozitën e parafundit, mirëpo “jorganxhinjët” kanë për të zhvilluar edhe një ndeshje, atë të fundit në kuadër të “International Champions Cup”, përballë Interit.
Ndryshe renditjen në kuadër të këtij turne e kryeson Totenhami me 7 pikë, po aq sa ka edhe Dortmundi në pozitën e dytë, teksa TOP5 e mbyllin edhe Arsenal, Liverpull dhe Juventusi, që në 3 ndeshje ka fituar 5 pikë.