“Zoti i sprovon ata që i don… Unë të njoh mirë dhe e di që kthehesh edhe më i fortë se që ishe”, – ishin fjalët e Enis Bardhit në “instagram”, dedikuar shokut të tij të skuadrës te Levante, Armando Sadiku, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren ndaj Herenvenit të zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Holandë.
Ai kishte dëmtuar gjurin e këmbës së majtë, të cilin e kishte operuar edhe kohë më parë, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore, thuhet se bomberi i Kombëtares shqiptare do të mungojë për disa muaj nga fushat e blerta.