Ish futbollisti i Shkëndijës i bashkohet Kamzës

Ish futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Olsi Teqja është rikthyer sërish në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi 30-vjeçar ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë te Kamza, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë një vjeçare.  Emri i Olsit lidhej me një rikthim të mundshëm te Tirana, nga e cila skuadër verën e vitit 2017-të iu bashkua Shkëndijës.

Ai pjesë e skuadrës tetovare ishte për një vit të plotë, ku arriti që të fitoj të dy titujt, atë të kampionatit dhe Kupës së Maqedonisë. Me Shkëndijën ai gjithashtu luajti edhe në ndeshjet e Liga Europa, duke arritur të luajë në ndeshjet e “play-off”të Liga Europa.

Leave a Reply