Arijan Ademi ju ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, duke i qëndruar besnik Dinamo Zagrebit. Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Tetova me gjigandët kroat ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare. Ai është shprehur i lumtur me këtë marrëveshje, duke thënë se e dashuron këtë klub dhe se pikërisht kjo ka qenë arsyeja që ai mos të mendohet fare dhe të firmos kontratën e re.
“Jam shumë i lumtur që nënshkrova, ndërsa kjo marrëveshje tregon se sa është dashuria mes meje dhe Dinamo Zagrebit. Në asnjë moment nuk jam menduar. Dinamo ishte me mua kur e kisha më të vështirë. Dua që sërish të luajmë në Ligën e Kampionëve dhe të fitojmë tituj. Dëshirat? Janë të shumta. Të luajmë në Europë, këtë ende nuk e kemi arritur. Thjeshtë ky klub më ka ndihmuar shumë dhe unë dua që t’ua kthejë. E dua këtë klub” – tha Arijan Ademi në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë, ku Dinamo Zagrebi prezantoi edhe përforcimin e saj të ri, sulmuesin Bruno Petkoviç, i cili gjithashtu me Dinamo Zagrebin nënshkruajti kontratë 5-vjeçare.
Rikujtojmë oferta serioze për Ademin kishte nga dy skuadrat franceze, Bordo dhe Lil, me këta të fundit të cilët në dy raste tentuan që të marrin mesfushorin shqiptarë, gjë të cilën e theksoi edhe presidenti Mirko Barishiç gjatë konferencës për shtyp.