Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në “play-off” të Liga Europa

Shkëndija edhe këtë vit po shkëlqen në ndeshjet europiane, teksa arriti që të kalojë dy raundet e para të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Qatip Osmani në turin e parë eliminatorë eliminoi uellsianët e Nju Seints, teksa në turin e dytë i’a doli të eliminojë kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspolin.

E gjithë kjo bëri që Shkënija të sigurojë një vend për në raundin e tretë eliminatorë, ku tashmë e presin dy përballje ndaj gjigandëve austriak të Salzburgut. Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë në transfertë me datë 8 gusht, teksa të dytën si vendas në Shkup me 14 gusht.

Në rast se do arrinte të kalonte Salzburgun,  Shkëndija do të kualifikohej për në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve, ndërkohë nëse do eliminohej, atëherë “kuqezinjtë” do të luanin në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa.

Në të dyja rastet Shkëndija bënë pjesë në listën e skuadrave bartëse, që don të thotë automatikisht një kundërshtarë më i lehtë.

Mirëpo shtrohet pyetja se kush mund të jenë kundërshtari i Shkëndijës. Me formulën e re, skuadrat që kanë mbërritur në Liga Europa nga Liga e Kampionëve ndeshen vetëm me ekipe të cilat kanë bërë të njëjtën rrugë duke u eliminuar nga turneu më i rëndësishëm për klube dhe kjo do të thotë se Shkëndija mund ta shohë veten edhe përballë Kukësit, apo në mënyrë të çuditshme edhe ndaj Nju Seints, të cilën skuadër e eliminoi në raundin e parë. Kjo do të ndodhte kuptohet, gjithnjë nëse Nju Seints do të eliminonte danezët e Midtjylland, dhe nëse Kukësi do të eliminonte gjeorgjianët e Torpedo Kutaisi në kuadër të raundit të tretë të Liga Europa.

Mirëpo përveç këtyre dy skuadrave si kundërshtarë të mundshëm të Shkëndijës shihen edhe Hapoel Ber Sheva, Suduva, Zrinjski, Olimpia Ljublana.

Kuptohet janë këto vetëm disa nga opcionet e mundshme, teksa edhe zyrtarisht kundërshtarin e mundshëm të Shkëndijës për në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve, apo Liga Europa do ta mësojmë me 6 gusht, kur në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti zyrtarë.

UEFA ka shpjeguar deri tani se ndarja në vazo do të bëhet në këtë mënyrë: në vazon e ekipeve kryesore do të vihen 6 çiftet e turit të tretë në Ligën e Kampionëve sa i përket rrugëtimit të kampioneve në këtë turne. Humbësit do të jenë ata që do të marrin pjesë në “play-off” të Ligës së Europës.

Ndërsa në vazon tjetër do të vendosen 10 çiftet e turit të tretë të Ligës së Europës, mes skuadrave që kanë mbërritur në këtë turne nga Liga e Kampionëve. Sigurisht, fitueset kalojnë në “play-off” për t’u ndeshur me atë që i cakton shorti nga ekipet humbëse të çifteve të vazos së parë.

Vazoja e parë
Skuadrat bartëse
Salzburg (AUT)/Shkëndija (MKD)
PSV Eindhoven (NED)
Celtic (SCO)/AEK Athens (GRE)
Astana (KAZ)/Dinamo Zagreb (CRO)
Skuadrat jobartëse
Qarabağ (AZE)/BATE Borisov (BLR)
Young Boys (SUI)
Malmö (SWE)/Vidi (HUN)
Crvena zvezda (SRB)/Spartak Trnava (SVK)

 

Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në “Play-off” të Liga Europa:
Vazoja e dytë
Ludogorets Razgrad (BUL) v Zrinjski (BIH)
Legia Warszawa (POL) v F91 Dudelange (LUX)
Alashkert (ARM) v CFR Cluj (ROU)
Olimpija Ljubljana (SVN) v HJK Helsinki (FIN)
Sheriff (MDA) v Valur Reykjavík (ISL)
(Skuadrat bartëse janë me Bold)
Cork City (IRL) v Rosenborg (NOR)
Spartaks Jūrmala (LVA) v Sūduva (LTU)
The New Saints (WAL) v Midtjylland (DEN)
Hapoel Beer-Sheva (ISR) v APOEL (CYP)
Torpedo Kutaisi (GEO) v Kukës (ALB)

Leave a Reply