Ekipi i dytë i Juventusit do të garojë në “Serie C”, njoftuan nga Federata e Futbollit italian. Skuadra do të garojë me emrin Juventus B, ndërsa drejtuesit “bardhezinj” e kanë për obligim që deri më datë 10 gusht të dorëzojnë të gjitha dokumentet në federatë për regjistrimin e ekipit të dytë.
Trajner i kësaj skuadre do të jetë ish futbollisti juventin, Mauro Dzironeli, i cili nuk është edhe ndonjë emër aq i njohur që mund të lëvdërohet me ndonjë karrierë të bujshme.