Vetëm një ditë pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve, Bazeli ka emëruar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për ish seleksionuesin e kombëtares së Austrisë, Marsel Koler, i cili në këtë post zëvendëson të përkohshmin, Aleksandar Frej.
Me këtë të fundit Bazeli pësoi dy disfata të rënda ndaj PAOK-ut grek (1:2, 0:3), me ç’rast u eliminua që në ranundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.
Për trajnerin Koler, i cili braktisi austriakët vitin e kaluar, kampionati zviceran nuk është i panjohur. Ai ka fituar titullin me Sent Gallenin dhe Grashopersin, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte udhëhequr Këllnin dhe Bohumin në Bundesligë.