Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona është në rrugë të mirë për të siguruar shërbimet e Arturo Vidal të Bajernit të Munihut, mirëpo njëkohësisht “katalunasit” do të ndahen me një tjetër futbollist, që gjithashtu ka emrin Vidal. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Aleks Vidal, i cili do të rikthehet te Sevilja. Për shërbimet e tij skuadra andaluziane do të paguajë rreth 8-9 milion euro, plus 2 milion euro të tjera në formë bonusesh.
Vidal te Barcelona erdhi gjatë vitit 2015-të pikërisht nga rradhët e Seviljës për një shumë prej 18+4 milion euro. Brenda tri sezoneve me fanellën e Barcelonës, Aleks Vidal zhvilloi vetëm 51 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.
Orëve në vijim Vidal pritet që të largohet nga kampi stërvitor i Barcelonës në SHBA dhe ti bashkohet Seviljës.