Mesfushori kilian Arturo Vidal mund të konsiderohet si përforcim i Barcelonës. Drejtuesit “katalunas” kanë arritur marrëveshje me homologët e tyre të Bajernit të Munihut dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Lajmi është publikuar ndaj disa media spanjoll dhe italiane. Për nënshkrimin e Vidal deri në momentin e fundit në garë ishte edhe Interi, mirëpo 31-vjeçari kishte preferuar që ti bashkohet Barcelonës.
Accordo raggiunto adesso, @kingarturo23 al @FCBarcelona: ora si passa alla definizione dei contratti @SkySport #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 2, 2018
Bajerni do të përfitojë 30 milion euro, pohon Xhanluka Di Marcio. Ditëve në vijim pritet që kiliani ti bashkohet Barcelonës, mirëpo fillimisht do të ju nënshtohet vizitave mjekësore.
Barcelona fillimisht kishte tentuar të transferojë Adrien Rabio nga rradhët e Paris Sen Zhermenit, mirëpo pasi nuk kishte arritur që të bind francezin, për shumë shpejtë kohë kishin bindur kilianin, i cili për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në Spanjë.