Juventusi nuk ka të ndalur, kësaj rradhe transferon një futbollist nga Bundesliga

Skuadra kampione e Italisë vazhdon me selektimin dhe rifreskimin e skuadrës. Pasi transferoi disa emra të mëdhenj deri në këto momente, tashmë drejtuesit e skuadrës torineze ka kthyer shikimin drejt futbollistëve të rinj, që pritet të jenë e ardhmja e skuadrës “bardhezi”.

Kësisoj ata në rradhët e tyre kanë angazhuar Idrisa Ture, i cili aktualisht ishte pjesë e ekipit të dytë të Verder Bremenit. Ai “biankonerëve” do të ju bashkohet në formë huazimi, me të drejtë blerjeje të kartonit të tij në fund të sezonit.

Mesfushori i talentuar, stili i të cilit, por gjithashtu edhe fiziku si dhe lëvizjet janë të ngjashme me ato të ish futbollistit të Juves, Poll Pogba, është një ish futbollist i Lajpcigut dhe ish kapiten i përfaqësueses U19 të Gjermanisë.

Shuma rreth transferimit të tij te kampionët e Italisë nuk ëstë përmendur fare.

Leave a Reply