Juventusi tashmë disa vite me rradhë po dominon futbollin italian, megjithatë qëllimi i tyre kryesor është Liga e Kampionëve Europian, trofe ky që ju mungon plotë 22 vite. Merkatoja e kësaj vere rezultoi shumë e bujshme për “biankonerët”, të cilët arritën që të sjellin shumë yje në skuadër, përfshirë këtu edhe super yllin portugez, Kristiano Ronaldo.
Megjithatë Pavel Nedved thotë se ky është vetëm fillimi dhe se merkatoja për Juventusin ende nuk ka përfunduar.
Pas nënshkrimit me Bonuçin ai tha se Liga e Kampionëve si dhe titulli i dyfishtë ësthtë qëllimi i Juves për çdo vit dhe se këto ambicie nuk ndryshojnë asnjëherë, duke demantuar njëkohësisht se “Zonja e Vjetër” e ka mbyllur çështjen e sjelljes së futbollistëve të rinj.
“Nuk ka përfunduar ende…” – ishte kategorik Nedved, duke ndezur edhe më shumë gjakrat e tifozëve “bardhezi”.
Sipas pohimeve të disa mediave, tre emra janë si pcion i mundshëm për të përforcuar rradhët e Juves, edhe atë Marselo i Realit të Madridit, që njëkohësisht do të dërgonte Aleks Sandron te Paris Sen Zhermeni.
Një tjetër dëshirë e “juventinëve” është edhe Poll Pogba, ndërsa si alternativë mbetet edhe Milinkoviç Saviç i Lacios.
“Mesaggiero” shkruan se Simone Inzaghi frikësohet se Juventusi po bënë gati të hollat dhe se praktikisht para fillimit të sezonit do të transferojë sulmuesin serb dhe se Lacio nuk do të ketë kohë për të reaguar.
Si do që të jetë, Juve edhe deri më tani ka bërë një merkato të madhe, duke transferuar Ronaldon, riktheu Bonuçin, ndërsa gjithashtu solli edhe futbollistë si Kansello, Emre Xhan, Matia Perin dhe Spinacola, ndërsa u lirua nga dyshja jo edhe aq aktive, Asamoah, Kaldara si dhe nga sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, që ishte pjesë e marrëveshjes me Bonuçin e Milanit.
Nuk ka dyshim se Juve edhe me këto blerje ka bërë një super skuadër, ndërsa çfarë do të ndodhte nëse arrinë që të transferojë edhe këtë treshe (Marselo, Pogba, Saviç), atëherë me siguri se do të ishte një ndër kandidatët kryesor për titullin në Ligën e Kampionëve, ndërsa një gjë e tillë për në “Serie A” aq që duhet të diskutohet.