Pesë tifozë të PAOK-ut të Selanikut kanë mbetur të plagosur pas një sulmi ndaj tyre në një hotel të Bazelit nga disa ultras të skuadrës zviceriane të Bazelit.
Ata ishin sistemuar në një nga hotelet e këtij qyteti, aty ku skuadra e tyre po zhvillonte ndeshjen e kthimit të raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, kundër shumë herë kampionëve të Zvicrës.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga policia zviceriane, që ka saktësuar se ngjarja ka ndodhur disa orë para ndeshjes, që në fund u fitua 0:3 nga ekipi grek.
Policia ka njoftuar se ishin rreth 20 tifozë të Bazelit që kishin sulmuar tifozët grekë, derisa këta të fundit, rreth 50 në numër po qëndronin brenda dhe jashtë hotelit.
Katër burra dhe një vajzë 15-vjeçare kanë mbetur të plagosur, madje njëri prej tyre është dërguar në spital. Sulmuesit, në këtë rast ultras të Bazelit janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia thotë se ka hapur një hetim për këtë ngjarje të shëmtuar.