Përfaqësuesja e juniorëve të Maqedonisë në mundje stil të lirë, ka udhëtuar drejt Romës në Itali për pjesëmarrje në Kampionatin Europian që do të zhvillohet prej të premten deri të dielën.
Minir Rexhepi, Elmedin Sejfullahu dhe Riad Rexhepi të udhëhequr nga seleksionuesi Sufijan Ismaili do të kërkojnë rezultate pozitive në këtë samit kontinental. Në kategorinë deri më 57 kg, Minir Rexhepi, në mesin e 20 mundësave, në raundin e parë do të jetë I lirë, ndërsa në 1/8 e finales do të takohet me njërin prej favoritëve, Aliabbas RZAZADE nga Azerbejxhani.
Ndërkohë, në kategorinë deri më 65 kg Riad Rexhepi do të paraqitet nga raundi eliminator dhe për një vend mes 16 garuesve më të mirë do të takohet me Gegham Galstyan nga Armenia. Minir dhe Riad Rexhepi, në europianin për junior në Romë, paraqitjet e tyre do ti kenë nesër nga ora 10.30, ndërsa Elmedin Sejfullau, pasi të mësoj kundërshtarin e tij, në kategorinë deri më 61 kg do të paraqitet ditën e shtunë.