Laçi përshëndet me garat europiane

Skuadra shqiptare e Laçit i ka përfunduar garat europiane për këtë edicion, pasi në kuadër të raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa, u eliminua nga skuadra norvegjeze e Moldes me rezultatin e përgjithshëm 0:5, njofton “infOSport.mk”.

Pas disfatës 0:3 në ndeshjen e parë në transfertë, sot laçianët” u mundën në tokën e tyre me rezultatin 0:2, duke i dhënë fund aventurës në Europë, vetëm pas 4 ndeshjeve. Ata në raundin e parë kishin eliminuar Anorthosisin qipriot, edhe atë falë vetëm golit të shënuar në transfertë, ndërsa tanimë hasën në një kundërshtarë shumë më të përgatitur, që në asnjë moment nuk e diskutoi çështjen e udhëtuesit për në raundin e tretë, ku e pret përballja me fituesin e takimit, Hibernian të Skocisë dhe Asteras Tripolis të Greqisë.

Ndryshe sa i përket fitores së sotme, Molde të njëjtën e siguroi në 5 minutëshin e fundit të pjesës së parë kur i shënoi që të dy golat. Fillimisht Aursnes në minutën e 41-të nga pika e bardhë shënoi për 0:1, teksa në minutën e parë shtesë shënoi edhe Strand për rezultat 0:2, që në fund u tregua edhe si përfundimtarë.

Leave a Reply