Sileksi doli të jetë i fuqishëm për skuadrën e Goblenit nga Kumanova, që në sezonin e ri do të garojë në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Në ndeshjen miqësore të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në Kumanovë, Sileksi shënoi fitore me rezultatin 4:1, duke treguar se për momentin është më i përgatitur dhe skuadër më cilësore se Gobleni.
Sileksi avansoi që në minutën e 10-të falë golit të shënuar nga ana e Dodev, teksa i rikthyeri Filip Duranski në minutën e 38-të ngriti epërsinë e skuadrës nga Kratova në 2:0. Dodev shënoi edhe një gol tjetër për Sileksin, kësaj rradhe në fillimin e pjesës së dytë, teksa Gobleni falë golit të Bojan Trajkovskit ngushtoi epërsinë e kundërshtarit në 3:1, mirëpo kjo ishte e tëra që mundën të bëjnë futbollistët kumanovar, të cilët deri në fund pranuan edhe një gol tjetër, që mban firmën e Aleksovskit, transmeton “infOSport.mk”.
Gobleni vazhdon me ndeshjet miqësore, teksa të shtunën kjo skuadër në Shkup do të përballet me skuadrën e Skopjes, që në sezonin e ri do të garojnë bashkë në Ligën e Dytë – Perëndim.