Edhe pse fillimisht shihej si një ëndërr, tashmë Interi ka filluar të besojë në transferimin e Luka Modriç në “Xhuzepe Meaca”. Mesfushori kroat nuk do që të qëndrojë më te Real Madridi, dhe dëshira e tij është që ti bashkohet skuadrës “zikaltër”, aty ku do të bashohej me bashkëkombasit e tij, Perishiç dhe Brozoviç.
Në këtë moment, Modriçndodhet në Sardenjë ku pritet të qëndrojë deri në fundjavë për të shijuar ditët e fundit të pushimeve, por pritet që pas kthimit në Madrid, të ketë një takim të menjëhershëm me presidentin Florentino Perez, për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.
Kroati mund të dojë një përvojë të re pasi ka fituar gjithçka me Realin, e më pas Interi do të kuptojë se sa janë mundësitë reale që lojtari të veshë fanellën “zikaltër”.