Dabbur: Respekte Shkëndijës, por neve jemi favoritët

Shkëndija të mërkurën e ardhshme do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës gjigande të Sazlburgut nga Austria.

Bëhet fjalë për një skuadër mjaft të fortë, pjesë e së cilës deri sezonin e kaluar ishte edhe futbollisti shqiptarë Valon Berisha. Me të në skuadër, Salzburgu edicionin e kaluar preku gjysmëfinalet e Liga Europa, ku u eliminua nga Olimpiku i Marsejës, ndërsa këtë vit si synim kanë ndeshjet në grupe të Ligës së Kampionëve.

Lidhur me takimin e parë ndaj skuadrës tetovare, ka folur edhe njëri prej futbollistëve më të mirë të kësaj skuadre, sulmuesi, Munas Dabbur, i cili potencoi se Shkëndija ka një skuadër shumë të fuqishme, mirëpo që Salzburgu duhet arsyetuar epitetin e favoritit në këto dy ndeshje.

“Shkëndija është një skuadër shumë e fuqishme. Me siguri se ditëve në vijim stafi ynë teknik do ti analizojë mirë ndeshjet e tyre dhe do të në jap instrukcione se si të luajmë në dy ndeshjet ndaj Shkëndijës. Ne jemi favorit dhe nuk i ikim këtij fakti, ndërsa një gjë të tillë do të munfohemi ta konfirmojmë edhe në fushën e blertë” – ka thënë Mones Dabur, një ndër futbollistët më të mirë te skuadra e Salzburgut, pjesë e së cilës është që nga viti 2016-të, mirëpo që një gjysëm sezoni luante si i huazuar te Grashopersi, nga e cila skuadër edhe kishte ardhur te gjigandët austriak.

Dabbur e ka nisur në stil të madh sezonin e ri në Austri, teksa në dy ndeshje ka shënuar 3 gola. Ai edhe pse luajti vetëm në pjesën e dytë, realizoi dy gola në ndeshjen e parë sezonale kundër Lask të fituar nga Salzburgu me rezultatin 3:1, ndërsa një gol tjetër kishte shënuar edhe në ndeshjen e Kupës kundër ASKÖ Oedt, të fituar 0:6 nga skuadra e tij, njëherit kundërshtarë i ardhshëm i Shkëndijës në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë midis Salzburgut dhe Shkëndijës zhvillohet me datë 8 gusht në Austri me fillim në ora 19:00, teksa ajo kthyese në Shkup në program është me datë 14 gusht në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 20:15.

 

Leave a Reply