Pas vetëm një viti të kaluar te Milani, Leonardo Bonuçi rikthehet te Juventusi, pjesë e së cilës skuadër ishte për shtatë sezone me rradhë.
31-vjeçari aktualisht po kryen testet mjekësore në “J-Medical”, para se të nënshkruajë kontratën e re me “Zonjën e Vjetër”.
Kujtojmë se Juventusi për ta rikthyer Bonuçin, i ka dhuruar Milanit, mbrojtësin Matia Kkaldara. Në këtë marrëveshje gjithashtu është përfshirë edhe sulmuesi Gonzalo Higuain, i cili është huazuar te “rossonerët”, për një vit, ndërsa shuma të cilën do të paguajnë drejtuesit e Milanit për huazimin e argjentinasit kap vlerën e 18 milion eurove, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, nëse do të paguanin shumën e 36 milion eurove të tjera.