Skuadra e Interit mund të humbas transferimin e Arturo Vidal në “Xhuzepe Meaca”, pohojnë mediat në Itali. Mesfushori i Bajernit të Munihut ka marrëveshje me “neroaxurrët”, ndërsa gjithashtu edhe të dyja klubet arritën marrëveshje për çmimin e tij.
Megjithatë ajo që shtyen këtë transferim është dëshira e Interit të kuptojë se cila do të jetë e ardhmja e Luka Modriç te Reali i Madridit.
Për momentin kroati ndodhet në pushim në Sardinja, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të takohet me presidentin e “mbretërve”, Florentino Perez, me të cilin do të bisedojë rreth të ardhmes së tij në “Santiago Bernabeu”.
Pikërisht kjo ka stagnuar transferimin e kilianit te Interi, ndërsa këtë më së miri mund të shfytëzojë Barcelona. Drejtuesit e kësaj të fundit veçmë kanë bërë kontaktet e para me agjentin e kilianit, duke kërkuar që të finaliezojnë sa më shpejtë marrëveshjen dhe të lënë duar zbrazur Interin, njëjtë sikurse lanë edhe Romën, kur në moment të fundit i morrën futbollistin e Bordos, Malkom.
“Katalunasit” te Vidal shohin zëvendësuesin ideal të brazilianit Paulinjo, i cili u rikthye në futbollin kinez.