Zhegrova dy gola ndaj Fola, merr “hak” për Prishtinën e tij (VIDEO)

Edon Zhegrova ka rezultuar deçiziv në fitoren 1:4 të Genkut në transfertën ndaj skuadrës së CS Fola Esch nga Lukesmburgu, që në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Liga Europa kishte eliminuar Prishtinën, ish skuadrën e talentit kosovar, që tashmë po shkëlqen në futbollin europian, njofton “infOSport.mk”.

19-vjeçari Zhegrova realizoi dy gola ndaj skuadrës kundërshtare, edhe atë fillimisht në minutën e 13-të, kur hapi serinë e golave, dhe më pas edhe në minutën e 63-të, kur njëherit edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të ëtij takimi.

Genku që në ndeshjen e parë kishte siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Liga Europa, pasi para tifozëve të vetëm kishte mundur CS Fola Esch me reuzltatin 5:0.

Kësisoj me rezultatin e përgjithshëm 9:1, Genku bashkë me Zhegrovën me plotë meritë kalojnë në fazën tjetër, ku i pret përballja ndaj fituesit të ndeshjes midis Shakhtyor Soligorsk nga Bjellorusia dhe Leh Poznan nga Polonia.

 

Leave a Reply