Me datë 1 shtator do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme zgjedhore e Kuvendit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku pika kryesore e rendit të ditës do të jetë emërimi i presidentit të ri të këtij institucioni. Presidenti i ri do të duhet të pasojë Ilço Gjorgjioskin, i cili javë më parë dha dorëhqeje nga posti i të parit në futbollin vendor.
Ende nuk është caktuar vendi dhe koha e mbajtjes së kësaj mbledhje të jashtëzakonshme, kur edhe përfundimisht një ndër institucionet më të mëdha sportive në vend do të mësojë udhëheqësin e ri.