Shkëndija nuk njeh eliminim kur fillimisht fiton pa gol të pranuar

Shkëndija të martën në Tiraspol të Moldavisë zhvilloi ndeshjen e saj të 28-të në Kupat e Europës, gjegjësisht të 6-tën në Ligën e Kampionëve Europian. “Kuqezinjtë” nga Tetova deri më tani kanë një efekt prej 11 fitoreve, 11 disfatave dhe 6 barazimeve, përfshirë këtu edhe barazimin e mbrëmshëm ndaj Sherif Tiraspol, që në fund rezultoi me fat për Shkëndijën, që siguroi një vend për në fazën e tretë eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Kjo për faktin se Shkëndija në ndeshjen e parë në Shkup kishte shënuar fitore minimale 1:0, ndërsa me këtë e vazhdoi traditën që mos të njoh eliminim, çdoherë që në ndeshjet e para ka shënuar fitore pa pranuar gol.

Një gjë e tillë kishte ndodhur në 6 raste, edhe atë fillimisht në vitin 2016-të, kur në Shkup kishin mundur me rezultatin 2:0 Krakovian e Polonisë dhe kaluan më tej pasi fituan edhe revanshin 2:1.

Në të njejtën kampanjë por në raundin e dytë të eliminatoreve të Liga Europa “kuqezinjtë” fitonin ndeshjen e kthimit 1:0 me Nefçin e Azerbajxhanit, pasi paraprakisht kishin barazuar pa gola në Baku.

Më vonë në raundin e tretë Shkëndija mundi 2:0 Mlada Boleslavin e Republikës Çeke dhe kaloi në garat e “play-off-it” përkundër humbjes 1:0 në transfertë.

Sezonin e kaluar (2017) në Liga Europa Shkëndija në ndeshjen e parë të zhvilluar në Strumicë fitonte Daçian e Moldavisë me rezultatin 3:0, që më pas në ndeshjen e kthimit në transfertë të jenë edhe më bindës, duke triumfuar me rezultatin 4:0.

Më vonë në raundin e tretë hynin me negativë 2:1 nga ndeshja e parë në Vilnius të Lituanisë, por fitorja 3:0 ndaj Trakait në Strumicë i dha Shkëndijës për herë të dytë me rradhë kualifikimin në ndeshjet e “play-off-it” të Liga Europa.

Hera e gjashtë dhe e fundit që Shkëndija kalonte më tej në Europë pas fitores pa gol të pranuar në shtëpi ishte këtë verë në kuadër të raundit të parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve Europian, kur në Shkup  me rezultatin 5:0 kishin mundur ekipin Nju Seints, që në ndeshjen e kthimit në Uells të pësojnë me rezultatin 4:0.

Leave a Reply