Shkëndija pasi mbrëmë eliminoi Sherif Tiraspolin, për herë të parë në historikun e saj arriti që të kualifikohet në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një dy luftim me gjigandët austriak të Salzburgut. Është kjo ndeshja më e vështirë pa dyshim për “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit, të cilët tashmë kanë kthyer vetëbesimin dhe me shumë optimizëm shohin edhe për kundërshtarin e rradhës.
Në rast se Shkëndija arrinë që të kalojë Slazburgun në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, atëherë “kuqezinjtë” do të siguronin një vend për të ndeshjet e “play-off”, aty ku do të futeshin në mesin e skuadrave bartëse, duke pasur parasysh se koeficienti i skuadrës austriake është më i larti se i gjithë skuadrave tjera të kësaj faze.
Shorti për ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve në program është me datë 6 gusht, një ditë para ndeshjeve të turit të tretë eliminatorë.