Skuadra e Rabotniçkit do të përfitojë një sponzor të fuqishëm në prag të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “ekipa.mk”, përcjellë “infOSport.mk”.
Bisedimet mes palëve janë në fazën përfundimtarë, me ç’rast edhe zyrtarisht do të bëhet i ditur emri i kompanisë që do të futet te klubi nga Debar Maalo. Lajmin për portalin në gjuhën maqedone, e ka konfirmuar edhe vetë drejtori i “romantikëve”, Dragan Popovski, i cili ka thënë se brenda disa ditëve do të bëjnë të ditur edhe emrin e kompanisë
Rabotniçki viteve të fundit vazhdimisht po luan në Europë, siç ishte rasti edhe këtë vit, kur u eliminuan që në raundin e parë nga skuadra hungareze e Honved.
Me sponzorin e ri skuadra e Rabotniçkit me siguri se do të pretendonte edhe më shumë, si në kampionat, ashtu edhe në garat europiane.