Pobeda e Prilepit ka angazhuar sulmuesin amerikan me origjinë nigeriane, Kirijan Nvabueze.
Ky i fundit te skuadra nga Prilepi vjen nga rradhët e skuadrës sllovene Gorica, ndërsa gjatë karrierës së tij ai gjithashtu kishte luajtur edhe me Los Anxheles Mishioners në SHBA, si dhe me skuadrat armene si Banants, Ararat Erevan dhe Shirak, me të cilën skuadër në sezonin 2016/2017 kishte fituar Kupën.
Nvabueze pritet që të udhëheq sulmin e Pobedës në sezonin e ri, duke pasur parasysh se skuadra nga Prilepi po has në probleme me këtë repart, pasi Geshoski është i dënuar me 4 ndeshje dhe nuk do të ketë të drejtë loje, teksa sulmuesi i ri Zhoglev është i lënduar, dhe ende nuk dihet kohëzgjatja e mungesës së tij nga fushat e futbollit.