Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për ndeshjet e sezonit 2018/2019, njofton “infOSport.mk”. I njëjti do të zhvillohet sipas sistemit të njëjtë, sikurse edhe sezonet paraprake, me 10 skuadra, që mes tyre do të përballen 4 herë, me nga dy ndeshje, vajtje – ardhje.
Xhiroja e parë do të dhurojë derbin e madh midis Shkëndiëjs dhe Vardarit, teksa në xhiron e dytë si e tillë mund të etiketohet ndeshja Renova – Vardari, me këta të fundit që brenda 7 ditëve, për herë të dytë do të luajnë në stadiumin e Tetovës. Derbi i parë shqiptarë i sezonit të ri, është ai midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, që do të zhvillohet me 1 shtator në kuadër të xhiros së katërt, teksa derbi tetovar në program është me datë 6 tetor në kuadër të javës së 9-të, me Shkëndijën si nikoqir.
Sezoni i ri futbollistik starton me 12 gusht, ndërsa i njëjti është paraparë të mbyllet me 26 maj të vitit 2019-të, kur edhe zyrtarisht do të mësojmë nëse Shkëndija do të mbroj për herë të parë në historikun e saj titullin kampion, apo ndoshta Maqedonia do të njoh një kampion të ri?……