Pasi thuhet se Milani ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e Gonzalo Higuain dhe shkëmbimin e Leonardo Bonuçit me Kaldaran, drejtuesit e skuadrës nga “San Siro” po punojnë edhe në një pistë tetër, transferimin e brazilianit, Bernard nga rradhët e Shakhtar Donjetsk.
Drejtori i ri sportiv i Milanit, Leonardo kishte biseduar me bashkëkombasin e tij, ndërsa thuhet se fantazisti brazilian i është përgjigjur pozitivisht për transferimin e tij në “San Siro”.
Leonardo is working in silence for two other signings – a midfielder and a winger. The winger could be Bernard, who’s agent Milan met with yesterday. (AntoVitiello) pic.twitter.com/dW9fTdnjur
— AC Forza Milan/News (@ACForzaMilano) August 1, 2018
25-vjeçari Bernard me Milanin do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, me një pagë vjetore prej 3.5 milion euro.
Transferimi i tij te Milani, mund të i jep dritë jeshile transferimit të Susos, te Roma, skuadër kjo që është e gatshme të paguajë 18 milion euro për shërbimet e spanjollit, plus Perotin.
Për momentin Bernard është një futbollist i lirë dhe mund të bisedojë me cilën do skuadër, edhe pse për momentin Milani është favorit për nënshkrimin e tij.