Kukësi u ka dhënë lamtumirën garave në Ligën e Kampionëve, pasi sonte në ndeshjen e kthimit në Azerbajxhan, pësoi disfatë 3:0 përballë Karabagut të Ansi Agollit, njofton “infOSport.mk”.
Rikujtojmë ndeshja e parë e zhvilluar në Shqipëri mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me barazimin 0:0, ashtu që Karabagu me rezultatin e përgjithshëm 3:0 kualifikohet për në raundin e tretë, ku e pret përballja me skuadrën bjelloruse të Bate Borisov.
Në anën tjetër Kukësi vazhdon në raundin e tretë të Liga Europa, ku e pret fituesin nga përballja midis Torpedos nga Kazakistani dhe Vikingur nga Ishujt Faroe. Ndryshe sa i përket fitores së sotme të Karabagut, ajo erdhi përmes 3 penaltive të akorduara nga ana e arbitrit kryesor sllovak, Karloviç, ku në dy futbollistët e Karabagut u treguan të saktë, ndërsa gabuan me anë të Emeghara në minutën e 53-të, kur Albi Alla ishte ndëshkuar me të kuq.
Ndryshe golin e parë nga pika e bardhë e realizoi Kuintana në minutën e 24-të, gjë të cilën e bëri po nga e njëjta mënyrë edhe në minutën e 57-të, teksa rezultatin përfundimtarë Karabagu 3, Kukësi 0, e vendosi Delarge në minutën e 89-të.
Në këtë ndeshje te Kukësi Ansi Agolli mbeti në bankinë për gjatë 90-të minutave, teksa te Kukësi gjithë ndeshjene zhvilloi ish futbollisti i FC Shkupit, Edi Maliqi, i cili në minutën e 56-të u ndëshkua me të verdhë.