Skuadra e Sherif Tiraspol që në këto momente po zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës në kuadër të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, dëshiron që të përforcohet me një futbollistë të Skënderbeut.
Fjala është për Bakary Nimaga, i cili pjesë e skuadrës korçare është që nga viti 2013-të. Ai ka qenë një ndër futbollistët më standard te Skënderbeu viteve të fundit, teksa me fanellën “bardhekuq” numëron plotë 138 ndeshje dhe 18 gola të shënuar.
Shuma që ofrohet për të nga moldavët, sipas “eduasportin.com” është 300 mijë euro, shumë kjo që e kënaq buxhetin e Skënderbeut, duke menduar që kontrata e 23-vjeçarit Nimaga përfundon në fundin e sezonit të ardhshëm.
Mbetet të shihet nëse Sherif Tiraspol do të angazhojë Nimagan ditëve në vijim, pasi rol të madh në këtë transferim luan edhe rezultati përfundimtarë nga përballja ndaj Shkëndijës dhe nëse kjo skuafdër kaon në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.
Pjesa e parë nuk thotë ashtu, pasi Shkëndija e mbylli pa gol të pranuar, ashtu që falë fitores 1:0 nga ndeshja e parë, “kuqezinjtë” nga Tetova e shohin veten në fazën tjetër të garave.