Sot Shkëndija në Tiraspol me fillim në ora 19:00 do të zhvillojë takimin e dytë të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së Sherif, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra tetovare në këtë ndeshje futet me një epërsi minimale 1:0, të krijuar nga ajo përballje e para një javëve në Shkup, kur Besart Ibraimi shënoi nga gjuajtja e lirë. Megjithatë moldavët përveç goleadorit Ibraimi, i’a kanë frikën edhe Izair Eminit, i cili duke qenë pjesë e Kukësit një vit më parë, kishte bërë një super ndeshje ndaj Sherif Tiraspol, duke qenë protagonist kryesor i atij takimi të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Në atë ndeshje Kukësi kishte shënuar fitore me rezultatin 2:1, ndërsa Emini përveç golit të parë të shënuar, kishte asistuar në golin e dytë të Pejiç, ndërsa gjithashtu kishte përfituar një penalti gjatë pjesës së dytë, të cilën megjithatë sulmuesi kroat nuk kishte arritur që ta shndërrojë në gol. Mirëpo Emini edhe përkundër performancës së shkëlqyer në atë ndeshje, në fund u eliminua me Kukësin e tij, pasi Sherif Tirapsoli në ndeshjen e kthimit në Moldavi kishte shënuar fitore minimale 1:0, dhe vetëm falë golit të shënuar në transfertë kaloi më tej.
Emini me siguri se do të dëshironte sonte hakmarrjen, kësaj rradhe me Shkëndijën, duke kërkuar një gol në rrjetën e Sherif Tirapsol, që në atë mënyrë për të kaluar në raundin e tretë do të duhej të shënonte plotë 3 gola, pasi edhe një fitore 2:1 nuk do ju kryente punë atyre.