Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes kthyese të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve midis Sherif Tiraspolit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Edhe përkundër dëshirës së madhe të vendasve për të shënuar sa me herët në rrjetën e Zahov, një gjë të tillë nuk arritën, edhe pse në një moment goditën edhe shtyllën me anë të Rifet Kapiç.
Shkëndija mbroheshe mirë dhe rastin e saj e kërkonte përmes kundërzbritjeve.
Momentet me interesante nga pjesa e pare midis Sherif Tiraspol dhe Shkendijes
Momentet me interesante nga pjesa e pare midis Sherif Tiraspol dhe Shkendijes SHERIF T. – SHKENDIJA 0:0 (Pjesa e parë)
Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 31 юли 2018 г.
Rezultati 0:0 është në favor të Shkëndijës, skuadër kjo e cila me një këmbë sheh veten për në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, ku e pret përballja kundër gjigandëve austriak të Salzburg.
Mirëpo për të siguruar një dy luftim me gjysmëfinalistin e fundit të Liga Europa, Shkëndija të paktën këtë rezultat duhet mbajtur edhe gjatë pjesës së dytë, apo edhe të shënojë një gol, që do ju kryente shumë punë “kuqezinjëve” sonte në Tiraspol.