Gostivari dhe Bregallnica kanë dhuruar spektakël në miqësoren e sotme të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gostivarit. Dy skuadrat e Ligës së Dytë, njëra Perëndim, e tjetra Lindje, barazuan me shifrat 3:3, ndërsa përveç 6 golave të shënuar për pranishmëve në shkallët e stadiumit ju dhuruan një lojë mjaft të bukur, që në momente të caktuara gjente duartrokitjet e publikut.
Golin e parë në këtë ndeshje e realizuan vendasit me anë të Lavdrim Skenderit në minutën e 20-të. Pasuan disa minuta më të mira për mysafirët, të cilët arritën që të kthejnë rezultatin në favorin e tyre dhe në pushim të shkojnë me epërsinë 1:2.
Me të filluar pjesa e dytë, më saktësisht në minutën e 50-të sulmuesi shkupjan, Florent Osmani arriti që të barazojë shifrat në 2:2, teksa në minutën e 59-të Hakan Limani edhe për herë të dytë në këtë ndeshje e solli në epërsi Gostivarin. Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi mysfirët nga Shtipi barazuan rezultatin në 3:3, që në fund doli të jetë edhe reuzltati përfundimtarë i këtij takimi miqësor.