Shkëndija me fillim në ora 19:00 në Tiraspol do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian kundër moldavëve të Sherif. Shkëndija futet në këtë ndeshje me epërsinë minimale 1:0 të krijuar nga ndeshja e parë në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Pikërisht formacioni që kishte zbritur në fushën në arenën “Filipi i Dytë” ka gjasa që të zbres edhe në stadiumin në Tiraspol, me Osmanin, i cili megjithatë ka dy dilema, që kanë të bëjnë me mesfushën dhe sulmin.
Në vijën ofenzive dilema e vetme është Selmani, apo Nafiu, me këtë të fundit që ka më pak gjasa të jetë startues, ndërsa në mesfushë trajneri Osmani duhet të zgjedh mes Shqiprim Taipit dhe Enur Totres, i cili bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë në Shkup.
Pikërisht falë paraqitjes së tij të mirë, Totre ndodhet në avantazh për të qenë titullarë, ku pjesa tjetër e futbollistëve pritet të jenë të njëjtit, me Zahov në portë, i cili para vetes pritet ti ketë Musliun dhe Adili, si dhe në krah Bejtullain dhe Muratin, teksa në mesfushë i pazëvendësueshëm është kapiteni Alimi, njëjtë sikurse edhe Ibraimi në krye të sulmit, të cilit në prapavi pritet ti ndihmojnë braziliani Zhunior dhe Emini.