Bunjamin Shabani nuk është më pjesë e FC Shkupit

Bunjamin Shabani dhe kryesia e klubit me marrëveshje të përbashkët kanë prishur kontratën, e cila ishte e vlefshme edhe për dy vite. Me kërkesë të futbollistit kumanovarë, i cili planifikon që karrierën ta vazhdojë jashtë vendit, klubi i është përgjigjur pozitivisht, duke e liruar Shabanin nga të gjitha obligimet.

Me këtë rast FC Shkupi falënderoi Bunjamin Shabanin për kontributin e dhënë gjatë këtyre dy sezoneve të kaluara në Çair.

27 vjeçari Shabani Shkupit iu bashkua janarin e vitit 2017-të, duke regjistruar 45 paraqitje dhe 6-të gola të shënuar.

Leave a Reply