Atë që nuk e bëri me Kukësin, Emini e bëri me Shkëndijën (VIDEO)

Izair Emini sonte ndaj Sherif Tiraspol, ishte më i motivuar ndoshta se edhe gjithë futbollistët tjerë të Shkëndijës. Mesfushori tetovar kërkonte hakmarrje ndaj kampionëve të Moldavisë, që në fund edhe ia arriti, pasi me Shkëndijën e tij eliminoi skuadrën e Sherif Tiraspol, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse nuk shënoi, Izair Eminit dhe Shkëndijës i mjaftoi barazimi pa gola për të eliminuar skuadrën kampione të Moldavisë. Emini një vit më parë me Kukësin e tij, edhe pse madje kishte arritur që të shënojë në fitoren 2:1 nga ndeshja e parë në Elbasan, në fund ishin eliminuar pas asaj fitore minimale 1:0 të Sherifit në Tiraspol. Megjithatë sonte Emini me shokë mjaft mirë kryenin e detyrat difenzive, ashtu që në fund nuk kishte se si të mungojë suksesi. Ata nuk i dhanë hapësirë skuadrës vendase për të shënuar, ndërsa pikërisht Emini në minutën e 54-të, po të ishte më i gjindshëm do ti kishte shënuar sërish Sherif Tiraspolit.

Shpresojmë që Izo një gjë të tillë të bëjë ndaj gjigandëve austriak të Salzburgut, me të cilët, Shkëndija do të përballet në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.

Izair Emini shume pak mungonte qe ti sigurojë avantazhin Shkëndijës

SUPER RAST PER IZAIR EMININ Izair Emini shume pak mungonte qe ti sigurojë avantazhin Shkëndijës

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 31 юли 2018 г.

Leave a Reply