Uejn Runi do të mbajë mend gjatë kohë debutimin e tij në kampionatin amerikan të futbollit MLS me ekipin e DC Junajted.
Ish-sulmuesi i Mançester Junajtedit dhe Evertonit debutoi me gol në ndeshjen që skuadra e tij e re e zhvilloi ndaj Kolorado Rapids, ndaj së cilës skuadër DC Junajtedi shënoi fitore me rezultatin 2:1.
Mirëpo përveç golit të shënuar, Runi pësoi dhe një dëmtim të rëndë në këtë takim të parë, pasi në një dyluftim gjatë lojës theu hundën, duke e detyruar të bëjë 5 qepje për të ndaluar gjakderdhjen.
Vetë Runi e ka ndarë këtë eksperiencë jo edhe aq të mirë me një status pas ndeshjes duke bërë një përmbledhje të shkurtër të asaj çfarë ndodhi në fushën e blertë.