Renova prezanton edhe përforcimin e 9-të, vjen nga Greqia

Renova gjatë ditës së sotme në ambientet e saj në Tetovë ka prezantuar edhe përforcimin e 9-të gjatë merkatos së verës, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për futbollistin shqiptarë me origjinë nga Gostivari, Lutfi Bilali, i cili te Renova vjen nga rradhët e skuadrës greke të AP Eginiakos.

Ndryshe bëhet fjalë për një sulmues 26-vjeçar, i cili e njeh mirë futbollin tonë vendor, duke pasur parasysh se kishte veshur fanellën e skuadrave si Gostivari, Metalurgu, Pelisteri, Sileksi dhe së fundmi Vëllazërimit të Kërçovës, nga e cila skuadër marsin e vitit 2017-të ishte transferuar në Finlandë te skuadra e Haka.

Pikërisht nga kjo skuadër shtatorin e vitit të kaluar ishte transferuar te skuadra e AP Eginiakos në ligën e dytë greke, ndërsa tashmë pas 16 muajve sërish rikthehet në futbollin vendor, ku për herë të parë do të veshë fanellën e Renovës.

Bilali me “gjipspunuesit” ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, ndërsa bëhet emri i 9-të pas Miran Maksutit, Fisnik Zukës, Ylber Beqirit, Aleksandar Ristevskit, Alban Sulejmanit, Emran Ramadanit, Argjend Gafurit dhe Nikolla Pantoviq.

Leave a Reply