E gjithë kampanja e transferimeve te Lacio sillet rreth yllit të tyre, Sergej Milinkoviç Saviç. Edhe pse nga klubi thuhet se e kanë mbyllur çështjen e transferimeve, zërat për shitjen e SMS, nuk kanë të ndalur, por gjithashtu edhe për transferimin e ndonjë emri të ri.
Dyshja Lotito-Tare, kanë dëshirë që në rradhët e tyre të angazhojnë edhe dy futbollistë të ri. Bëhet fjalë për një sulmues, i cili do të ndihmonte Çiro Immobilen, si dhe një mbrojtës të ri.
Great feelings after the first match of our #USTour2018 🇺🇸. Keep going on! Next stop: Dallas. pic.twitter.com/xN2DBT8gEo
— Rafinha Alcantara (@Rafinha) July 29, 2018
Dhe deri sa te Lacio po mendojnë angazhimin e dy futbollistëve të rinj, ata njëkohësisht janë të gatshëm të reagojnë në rast të shitjes së Milinkoviç-Saviç.
Për momentin nuk ka ndonjë ofertë zyrtare që ka arritur deri tek drejtuesit “lacial”, mirëpo për shërbimet e tij interesohen 4 skuadra gjigande, si Juventusi, Çelzi, PSZH-ja dhe Reali i Madridit. Ditëve në vijim “lacialët” presin që të ketë ndonjë ofertë zyrtare, ndërsa që tani po mendojnë edhe zëvendësuesin e tij eventual.
Ai është futbollisti i Barcelonës, Rafinja Alkantara, i cili sezonin e fundit në formë huazimi luajti te Interi. Braziliani i naturalizuar edhe përkundër faktit se bindi me paraqitjet e tij në “Serie A”, klauzola e lartë për blerjen e kartonit të tij, bëri që “neroaxurrët” të mos transferojnë atë në “Xhuzepe Meaca”. Mirëpo tashmë në skenë delë Lacio dhe eventualisht nëse përfitojnë një shumë të majme nga shitja e Saviç, nuk është për tu habitur, nëse Rafinjën, Igli Tare bashkë me Lotiton e sjellin në “Olimpiko”.