Genç Kalemler vjen me tre përforcime të reja

Skuadra e Genç Kalemler që në sezonin e ri futbollistik do të bëjë gara në Ligën e Dytë Perëndim ka bërë tre përforcime të tjera, njofton “infOSport.mk”.

Drejtuesit e kësaj skuadre me në krye presidentin Raif Raif, në 24 orët e fundit kanë arritur marrëveshje me ish futbollistin e Gostivarit, Elvri Beqiri, atë të Teteksit, Almir Beadini si dhe futbollistin e Zajazit, Hasip Loki.

Këta dy të fundit luajnë në mbrojtje, teksa Beqiri në pjesën ofenzive, aty ku pritet të gjejë edhe sulmuesin shkupjan Sunaj Hasan.

Ky i fundit ende nuk ka firmosur kontratën me Genç Kalemler, njëjtë sikurse shkupjani tjetër, Shaban Sulejman, futbollistë këta që megjithatë po zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjet miqësore me këtë skuadër, që më herët kishte arritur që të angazhojë edhe Robert Tasevskin.

Leave a Reply