
Sulmuesi i talentuar kosovar i Mançester Sitit, Bersant Celina edhe përfundimisht është ndarë me skuadrën gjigande të “sheikëve”, duke nënshkruar kontratë me skuadrën e Suonsit.
Në këtë mënyrë talenti Celina edhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e “Championship” në Angli, duke pasur parasysh se Suonsi sezonin e kaluar humbi statusin e skuadrës elitare, bashkë edhe me Stouk Sitin e Xherdan Shaqirit dhe Uest Bromuiç Albionin.
Lajmi ndryshe bëhet i ditur nga “Sky Sports”, që mëson se Mançester Siti ka arritur marrëveshje me Suonsin për transferimin e Celinës për shumën e 5 milionë eurove.
21 vjeçari Celina, ka qenë titulluar në vetëm katër ndeshje për Sitin, teksa sezonin e kaluar si i huazuar te Ipsuiç, zhvilloi gjithsej 35 paraqitje në “Championship”, duke realizuar edhe 7 gola.
Rikujtojmë Celina është pjesë edhe e përfaqësueses A të Kosovës, për të cilën deri më tani ka zhvilluar 10 ndeshje.