Xherdan Shaqiri ka bërë një super debutim me fanellën e Liverpullit. Futbollisti kosovar në ndeshjen ndaj Manëester Junajtedit në kuadër të “International Champions Cup” në SHBA, shënoi një gol me gërshërë, duke i mundësuar skuadrës së tij për të shënuar fitore me rezultatin 1:4, njofton “infOSport.mk”.
Shaqiri ishte më i merituar edhe për golin e dytë të skuadrës nga “Enfilld Roud”, kur mjaft mirë u vendos para futbollistit kundërshtarë, që më pas të pasoi për Starixh që shënoi në rrjetën e “Djajve të Kuq”.
Shaqiri në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, ndërsa ishte ndër më të dalluarit në fushën e blertë, duke treguar një performancë të shkëlqyeshme.
Ndryshe Sadio Mane nga pika e bardhë kaloi në epërsi Liverpullin në minutën e 28-të, ndërsa vetëm pas tre minutave lojë Pereira barazoi shifrat në 1:1.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Jurgen Klop me Shaqirin në fushë, ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë, duke shënuar tre gola me anë të Starixh (66’), Ojo (74’) dhe Shaqirit (82’), goli i të cilit ishte më i bukuri i këtij takimi, dhe që përfitoi shumë duartrokitje nga ana e të pranishmëve në stadiumin e Miçigan.