Renova mund Genç Kalemler, Pantoviç shënon golin debutues

Renova ka mundur pa shumë probleme ekipin e Genç Kalemler në një miqësore të zhvilluar në qytetin e Gostivarit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Jeton Beqiri ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë në këtë ndeshje, duke shënuar në fund fitore me rezultatin 2:0. Golin e parë për “gjipspunuesit” e realizoi Vllatko Stojanovski, teksa goli i dytë mban firmën e Nikolla Pantoviç, për të cilin ishte ky goli debutues me fanellën e Renovës.

Ishte kjo fitorja e dytë për skuadrën nga Tetova, pas asaj ndaj Goblenit (2:1) në Bogovinë, ndërsa kjo skuadër gjithashtu kishte barazuar ndaj Skënderbeut në Korçë dhe Strugës në Ohër, aty ku edhe kishte pësuar disfatë nga skuadra e Labunishtës me 14 korrik, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e rradhës kontrolluese para startit të sezonit të ri, Renova do ta zhvillojë të enjten (2 gusht) në Kërçovë përballë skuadrës së Ferronikelit nga Superliga e Kosovës.

Leave a Reply