Kombëtarja e Portugalisë është shpallur kampione e Europës deri në moshën 19-vjeçare. Në një finale me shumë emocione, Portugalia ka arritur të mposht Italinë me rezultat 4:3 pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazimin 2:2.
Portugalia avansoi me dy golat e shënuar nga Jota dhe Trincao, teksa Italia u kundërpërgjigjë në pjesën e dytë me anë të Moise Kan, i cili brenda një minute (75’, 76’) shënoi dy gola, për barazim të rezultatit në 2:2.
Kësisoj ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa atje më të suksesshëm u treguan portugezët, të cilët shënuan edhe dy gola të tjerë, kundrejt një goli të “axurrëve”.
Ishte sërish Jota ai cili shënoi edhe një gol tjetër në kohën e vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, teksa Koreira shënoi edhe golin e katërt për “luzitanët”. Goli e vetëm në kohën e vazhdimeve për Italinë e realizoi Skamaça.