Operimi i Radeskit kalon me sukses

Marjan Radeski është operuar me sukses gjatë ditës së djeshme në një nga klinikat e Shkupit. Sulmuesi i Shkëndijës pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e kthimit në Uells kundër Nju Seints në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.

Radeski kishte këputër ligamentet e përparme të kryqëzuara të gjurit të këmbës së djathtë, ashtu që ishte e patjetërsueshme ndërhyrja kirurgjike, që tashmë do e mbajë atë nga 6-8 muaj jashtë fushave të futbollit.

Kjo nënkupton se Radeski do të mund të jetë i gatshëm vetëm për pjesën e dytë të sezonit.

 

Leave a Reply