Ndeshja Liverpull-Junajted u zhvillua para më shumë se 101 mijë tifozëve

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave të njohura angleze, Mançester Junajtedit dhe Liverpullit në stadiumin e qytetit të Miçigan është zhvilluar para 101 mijë e 254 spektatorëve, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e rradhës në kuadër të turneut “International Champions Cup”, ku marrin pjesë skuadrat gjigande europiane.

Liverpulli shënoi fitore me rezultatin 4:1, duke kënaqur të pranishmit në stadiumin e Miçigan, të cilët në fund dolën të kënaqur nga ajo që aktorët kryesor treguan në fushën e blertë, ndërsa pa dyshim se goli që u duartrokit nga i gjithë stadiumi, pavarësisht ngjyrave të tifozëve, ishte ai i Xherdan Shaqirit në minutën e 82-të, kur në stilin gërshërë shënoi golin e tij debutues që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Liverpullit.

 

Leave a Reply